Special One ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Jose Mourinho ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe portugezi ka piketuar disa përforcime.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane dhe ato angleze, Roma synon transferimin e kapitenit të Arsenalit, Granit Xhaka.
Xhaka pritet të largohet nga Emirates këtë verë pas një sezoni të dobët dhe Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij.
28-vjeçari është i joshur nga ideja për të bashkëpunuar me Mourinhon te Roma dhe bisedimet me Giallorosët kanë filluar.
Arsenali i ka vendosur Xhakës një çmim prej 25 milionë eurove, shifër të cilën Roma është e gatshme ta paguaj.
Xhaka ka luajtur 45 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.