Zyrtare: Spalletti trajner i ri i Napolit

Dje lajmi, sot zyrtarizimi mMe “cicërimën” e zakonshme të presidentit Aurelio De Laurentiis: “Unë jam i kënaqur të njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit, duke filluar nga 1 korriku. Mirë se vjen Luciano, së bashku do të bëjmë një punë të shkëlqyeshme”.

Një negociatë që zgjati katër ditë dhe që do ta shohë trajnerin e ri në kontakt me ekipin që më 15 korrik, në kampin e trajnimit “Dimaro” dhe më pas në “Castel di Sangro”, në gusht. Spalleti me De Laurentiis ka biseduar për projektin, nevojën për të ulur nivelin e pagave dhe mundësinë e bërjes së parave nga shitjet e lojtarëve. Meret, Koulibaly, Fabian Ruiz dhe Lozano janë emrat e Napolit në treg. Një ose dy prej tyre mund të “flijohen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here