Shkëmbim spektakolar: Dy yjet e Juventusit në Madrid, ndërsa dyshja e Atleticos në Torino

Juventus dhe Atletico Madrid kanë gati shkëmbimin e vitit.

Kthimi i Massimiliano Allegrit do të sjell ndryshime të mëdha te Juventusi dhe njëri nga lojtarët më të diskutuar është Paulo Dybala.

E ardhmja e argjentinasit vazhdon të jetë në dyshim dhe Juventus është i gatshëm të ndëgjojë ofertat për të.

Diego Simeone përveç Dybalas dëshiron edhe shërbimet e Rodrigo Bentancur dhe në këmbim të tyre Atletico është e gatshme tia ofrojë Saul Niguez dhe Angel Correan.

Saul është objektivi kryesor i Allegrit për vijën e mesfushës dhe italiani ka dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve.

Tuttosport, raporton se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se marrëveshja mund të arrihet me lehtësi, pasiqë vlera e futbollistëve të përfshirë në këtë operacion është e përafërt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here