Bombë nga Spanja: Allegri transferon yllin e Realit për 60 milionë euro

Pas shumë spekulimeve se mund ta marr drejtimin e Realit, Massimiliano Allegri ka vendosur të rikthehet te Juventusi.

Me rikthimin e Allegrit në stol, Juventus pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere.

Strategu ka piketuar disa përforcime për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Allegri dëshiron yllin e Realit në skuadër.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Allegri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Eden Hazard.

Allegri beson se mund ta rikthej belgun në formën e duhur edhe pse Hazard ka dështuar te Reali.

Don Balon, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se transferimi i Hazard do t’i kushtoj Juventusit 60 milionë euro.

Biankonerët do të tentojnë huazimin e belgut me obligim blerjeje për sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here