E ardhmja ende në ekuilibër për Gianluigi Donnarumma pas largimit nga Milani.
Sipas asaj që lexohet në edicionin e sotëm të Corriere dello Sport, Mino Raiola do t’i kishte dërguar Juventusit një email në të cilin ai ofron një zbritje të konsiderueshme për ish-portierin e Milanit.
Kthimi i Max Allegrit në stolin e Juventusit prodhoi një rezultat të papritur për agjentin e Gigio i cili vazhdoi të bënte të ditur, për muaj të tërë madje, se ai kishte 10 milion euro neto nga qyteti i Torinos në xhepin e tij dhe se “për më pak ai nuk do të ishte ulur për të diskutuar” me Milanin.
Por Juventusi nuk ka ofruar atë shifër. Kjo ka sjellë kështu email e dërguar nga Raiola që ka ulur pretendimet e tij dhe ka kërkuar 6 mln euro rrogë për portierin, aq sa mori këto vite te Milani, dhe 2 mln euro më pak se oferta e fundit dhe e vetme kuqezi.
Do të ishte një tradhti e dyfishtë për Milanin!