Mbledhje në Montercarlo mes Raiolas dhe Nedved: Juventus siguron dy blerje të mëdha!

Merkatoja e Juventusit këtë verë pritet që të jetë shumë e pasur me transferime të emrave të mëdhenj.

Një mbledhje është mbajtur në Montercarlo në mes të Pavel Nedved dhe Mino Raiolas ku temat kryesore të diskutimit ishin Paul Pogba dhe Gianluigi Donnarumma.

Tuttosport raporton që Donnarumma nuk do të vazhdojë të qëndrojë tek Milan pas kësaj vere dhe Nedved i tregoi Raiols që skuadra e tij është e gatshme për transferimin e tij.

Mirëpo Mino Raiola ceki edhe emrin e Paul Pogbas, i cili mund të transferohet në Torino në qoftë se Cristiano Ronaldo vendos që të rikthehet tek Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here