Shkëmbim spektakolar: Bernardschi tek Milan, ylli kuqezi tek Zonja e Vjetër!

Federico Bernardeschi duket se këtë verë do të shndërrohet në një aset të rëndësishëm për skuadrën e Juventusit.

Kjo për faktin që anësori do të mund të përdoret nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër për të sjellë në Torino një yll të Milanit.

Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin i cili ka kohë që po përcillet nga Biankonerët dhe këtë verë mund të largohet nga San Siro.

Që të dy futbollistët nuk janë më të pëlqyer nga skuadrat respektive dhe një marrëveshje e tillë duket lehtë e arritshme duke shikuar vullnetin e të dy palëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here