Ardhja e mundshme e Simone Inzaghit në stolin e skuadrës së Interit pritet që të sjellë gjithashtu edhe zëvëndësuesin e Romelu Lukakut.
Romelu Lukaku mund të sakrifikohet nga drejtuesit e skuadrës për të zbutur sadopak borxhin e madh që është akumuluar tek Neroazzurët.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Lazios, Caicedo i cili mund të transferohet së bashku me trajnerin e tij tek zikaltërit këtë verë.
Inter po planifikon që në këto bisedime të përfshijë edhe Vecinon i cili përafërsisht ka një vlerë të barabartë me të por e gjithë kjo do të varet nga presidenti i skuadrës kryeqytetase, Claudio Lotito.