Aguero zbarkon tek Barcelona!

Sergio Aguero tashmë ka arritur tek Barcelona për të finalizuar marrëveshjen që arritën javë më parë, raporton AS.

Sulmuesi argjentinas i cili shumë shpejt do të jetë futbollist i lirë, fluturoi për në Spanjë menjëherë pas humbjes së Manchester City në finalen e Champions League kundër skuadrës së Chelseas 0-1.

Agueros ju bë me dije muaj më parë që nuk është më në planet e Citizens dhe për këtë arsye vendosi që të fillojë një aventurë të re tek katalanasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here