Sergi Roberto këtë verë duket se do të marrë rrugën drejt skuadrës së Manchester Cityt, siç raporton Sport.
Mesfushori është nxjerrë në shitje nga drejtuesit e skuadrës dhe Pep Guardiola është një admirues i madh i tij.
Ai preferon qëndrimin në Camp Nou mirëpo duhet të shihet vendimi përfundimtar i skuadrës dhe nëse vendoset për shitjen e tij atëherë Manchester City është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij.