Milan këtë verë nuk do të kursejë aspak financat e saj për të krijuar një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm në Champions League.
Mesfusha pritet të jetë reparti i rradhës që do përforcohet pasi prej këtu pritet të ketë largime të mëdha.
Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Bolognas, Jerdy Schouten i cili pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale.
Por për të arritur deri tek ai nuk do të jetë e lehtë për shkak se në garë për të janë edhe skuadrat e Romës dhe Atalantas.
Dy sezonet e fundit të holandezit kanë mahnitur të gjithë në Serie A dhe ai në San Siro po shihet si pasuesi i denjë i Hakan Calhanoglus.