Simeone ‘pushton’ Italinë: Transferim i dyfishtë me vlerë 90 milionë euro!

Diego Simeone nuk po feston më titullin në La Liga dhe menjëherë ka kthyer sytë kah merkatoja e verës.

Në radarët e trajnerit argjentinas kanë rënë dy bashkëkombas të tij që luajnë në Serie A.

Bëhet fjalë për Paulo Dybala dhe Rodrigo De Paul, që të dy shumë të kërkuar edhe në Itali.

Që të dy futbollistët priten të largohen nga Juventus dhe Udinese dhe ‘El Cholo’ ka në dispozicion një fond prej 90 milionë eurosh për transferimin e tyre.

De Paul pritet të kushtojë rreth 40 milionë euro ndërkohë që Dybala mund të zbarkojë në Wanda Metropolitano për një shumë prej 50 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here