Matthijs De Ligt mbetet akoma në radarët e Barcelonës dhe presidenti Juan Laporta është i vendosur për ta sjellur atë në Camp Nou.
Lionel Messi po kërkon garanci për të qëndruar në Camp Nou dhe transferimi i holandezit është njëri ndër kushtet e tij.
Diario Gol raporton që edhe dëshira e vetë futbollistit është që të bashkohet me Frenkie de Jong me të cilin kanë luajtur së bashku tek Ajax.
Vlera e mbrojtësit kap vlerën e 85 milionë eurove.
Barcelona po planifikon që në bisedime të përfshijë Ousmane Dembele ose Antoine Griezmann për të ulur çmimin e tij.
Juventus nga ana tjetër e mirëpret një ofertë të tillë pasi ajo është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe të dy futbollistët katalanas i plotësojë kriteret e kërkuara.