AC Milan po bën gati planet për merkaton e verës dhe njëri nga objektivët e saj pritet të vijë nga skuadra spanjolle e Sevillës, raporton Mundo Deportivo.
Rossonerët këtë verë do të humbasin Hakan Calhanoglu dhe për këtë arsye po kërkojnë që të San Siro të sjellin një mesfushor tjetër për të zëvëndësuar atë.
Bëhet fjalë për ish yllin e Atalantas, Papu Gomez i cili në janar u transferua tek gjiganti spanjoll.
Gomez me një moshë 33 vjeçare po pëlqen idenë e transferimit tek Milan përkundër faktit që me Sevillan ka një kontratë 3 vjeçare.