Ndryshim planesh, Gabriel Jesus tek gjiganti italian!

Interesimi i Manchester Cityt për të transferuar sulmuesin e Tottenham, Harry Kane duket se do ti hyjë shumë në punë një skuadre të madhe italiane.

Kjo për faktin që nëse Kane transferohet në Etihad Stadium atëherë nuk do të ketë më vend për Gabriel Jesus.

Juventus është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian i cili më nuk duket që është në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Nuk përjashtohet mundësia që ai në mënyrë zyrtare të nxirret në shitje javëve të ardhshme dhe gjithçka do të varet nga çmimi që do ti vendosin Citizens kartonit të brazilianit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here