Barcelona ka shfaqur interesim për të transferuar sulmuesin e skuadrës së Sampdorias, Federico Bonazzoli dhe mbrojtësin e skuadrës së Interit, Andrea Ranocchia, raporton Calcio Mercato.
Ranocchia ka një kontratë me Interin që do të skadojë më 30 qershor dhe katalanasit janë të gatshëm ta transferojnë atë nga San Siro.
Barca po shqyrton gjithashtu mundësinë për transferimin e Bonazzolit i cili këtë sezon ishte i huazuar tek skuadra e Torinos.