Gianluigi Donnarumma nuk do të jetë portier i Milanit.
Donnarumma dhe Milan nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe 22-vjeçari do të largohet nga San Siro këtë verë.
Italiani është i lidhur me një transferim te Juventus dhe Barcelona, mirëpo sipas raportimeve të fundit Donnarumma do të mbetet në Serie A, por jo te Zonja e Vjetër.
E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se në garë për Donnarumman është përfshirë edhe Roma.
Gazetta dello Sport, shkruan se Jose Mourinho e ka ftuar Donnarumman që t’i bashkohet te Roma.
Roma është e gatshme ti ofrojë pagë prej 10 milionë eurove në sezon, gjë të cilën nuk ia ka ofruar Juventusi dhe Barcelona.