Leeds të interesuar pas Nandez!

Mesfushori i skuadrës së Cagliarit, Nahitan Nandez është shndërruar në subjekt interesi për anglezët e Leeds United, raporton Tuttomercatoweb.

Marcelo Bielsa po kërkon që të përforcojë repartin e mesfushës për sezonin e dytë në Premier League dhe 25 vjeçari duket emri i duhur për të bërë një gjë të tillë.

Nandez sezonin e fundit ndihmoi skuadrën jugore të Italisë me dy gola dhe 3 asistime në 33 ndeshje të zhvilluara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here