Epoka Inzaghi-Allegri: Inter dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre

Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton verës.

Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit e ardhshëm.

Gazetari i njohur Luca Momblano, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inzaghi dhe Allegri kanë gati një super shkëmbim për merkaton e verës.

Christian Eriksen nuk bën pjesë në planet e Inzaghit, ndërsa Allegri e sheh danezin si një përforcim ideal për vijën e mesfushës.

Juventus do tia ofrojë Interit kartonin e Dybalas në këmbim të Eriksen. Dybala do ta zërë vendin e Lautaros, i cili pritet të largohet nga Interi.

Përveç Eriksen, Inter do të paguaj edhe 20 milionë euro për kartonin e Dybalas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here