Merkatoja: Ronaldo ‘poshtërohet’ nga United!

Derisa mediat italiane çdo ditë e më shumë po e trumpetojnë një transferim të Cristiano Ronaldos tek Manchester United këtë verë, duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këto zëra.

Evening Standard raporton që rikthimi i portugezit në Old Trafford do të ishte një transferim ‘romantik’ pasi do të rriteshin shitjet e fanelave për klubin mirëpo nga ana tjetër skuadra ka objektivë më të rëndësishëm para portugezit.

Rikthimi i tij do ti jepte trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dy sulmues me moshë të shtyrë, pasi Cavani ka 35 vjeç ndërkohë që portugezi deri atëherë do mbushë 37.

Kështu që nëse Juventus dhe Ronaldo dëshirojnë të ndahen këtë verë, atëherë duhet të gjejnë një tjetër zgjidhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here