Anësori i skuadrës së Getafes, Marc Cucurella ka rënë në radarët e skuadrës së Atletico Madrid dhe këtë verë do të tentohet transferimi i tij, raporton Marca.
Diego Simeone mendon se 22 vjeçari do të ofrojë një dimension të ri skuadrës së tij me shkathtësinë e tij dhe mund të transferohet në Wanda Metropolitano për një shifër prej 15 milionë eurosh.
Cucurella i cili ka edhe 3 vite kontratë me Getafen, sezonin që lamë pasë arriti të shënojë 3 gola në 37 ndeshje të zhvilluara në La Liga.