Djajtë e Kuq kanë rikthyer interesimin e tyre për blerjen e shërbimeve të mbrojtësit të Atletico Madrid.
Manchester United ka hyrë përsëri në garë për të siguruar kartonin e mbrojtësit të djathtë të Los Colchoneros, Kieran Trippier, siç raporton MEN.
Djajtë e Kuq ishin të detyruar që të ndërprisin negociatat për transferimin e tij në janar për shkak se ai tek klubi spanjoll kishte thyer disa rregulla.
Trippier ka deklaruar që është një fans i skuadrës angleze dhe e mirëpret një mundësi për tu transferuar në Old Trafford.