Mbërrin oferta e parezistueshme, Donnarumma largohet nga Milan!

Milan dhe Gianluigi Donnarumma do të ndajnë rrugët e tyre këtë verë pasi oferta që portieri po priste tashmë duket se ka ardhur.

Bëhet fjalë për një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ofertë që Gigi ishte duke e pritur tash e sa kohë nga Milani por që nuk erdhi kurrë.

Është Barcelona ajo që ka ofruar një shumë të tillë dhe transferimi pritet të ndodhë me parametra 0 për shkak se kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Negociatat janë duke u udhëhequr nga agjenti i tij Mino Raiola i cili ka paralajmëruar një largim të tij nga San Siro javë më parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here