Diego Simeone e dëshiron me çdo kusht Lautaro Martinezin në skuadër.
Inter po kalon në një periudhë të vështirë pas fitimit të Scudettos. Largimi i Contes ka shokuar tifozët Neroaxur dhe priten largime të tjera nga skuadra.
Lautaro Martinez është njëri nga yjet e Interit i cili pritet të largohet nga Meazza këtë verë.
Diego Simeone e pëlqen bomberin argjentinas dhe Los Colchoneros kanë gati ofertën joshëse për Interin.
Corriere dello Sport, raporton se Atletico do t’ia ofrojë Interit 50 milionë euro dhe njërin nga dyshja Renan Lodi dhe Kieran Trippier.
Trippier do të ishte zëvendësuesi ideal i Hakimit, pasiqë edhe ky i fundit pritet të largohet nga Interi.
Lodi nga ana tjetër do të ishte përforcim ideal për krahun e majtë. Neroaxurët janë në kërkim të një futbollisti për krahun e majtë dhe Lodi do të ishte një super përforcim.