Fillon epoka Ancelotti: Ja formacioni i frikshëm i Realit për sezonin e ardhshëm

Carlo Ancelotti është zyrtarizuar të martën si trajner i ri i Real Madridit dhe vera e vitit 2021 pritet të jetë e nxehtë për nga transferimet e reja te klubi nga Santiago Bernabeu.

Italiani është rikthyer në Santiago Bernabeu pas një aventure dy vjeçare në stolin e Evertonit.

E përditshmja angleze Express, raporton se me rikthimin e Ancelottit edhe Ronaldo mund të rikthehet në Madrid.

Të dy ishin jashtëzakonisht të afërt gjatë kohës së tyre në klub së bashku, me reprezentuesin portugez që ka lavdëruar disa herë italianin në intervistat e tij.

Përveç Ronaldos, Ancelotti ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Eduardo Camavingas nga Rennes dhe Kylian Mbappes nga PSG.

Më poshtë keni emrat e formacionit dhe renditjen e preferuar 4-3-3 të Ancelottit.

PortierThibaut Courtois

MbrojtjaCarvajal, Kounde, Alaba, Mendy

MesfushaKroos, Camavinga, Casemiro

SulmuesitMbappe, Benzema, Ronaldo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here