Super shkëmbim: Papu Gomez rikthehet në Serie A

Argjentinasi pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

Papu Gomez mund të rikthehet në Itali pas vetëm gjashtë muajve te Sevilla. 33-vjeçari u transferua te Sevilla në Janar, mirëpo dëshiron rikthimin në Serie A.

Gomez nuk ka arritur të ambientohet te Sevilla. Në 18 ndeshje të zhvilluara me andaluzianët, Papu ka realizuar vetëm tre gola.

E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Milan është i interesuar për transferimin e Gomez dhe për të siguruar shërbimet e argjentinasit, do tia ofrojnë Sevillas kartonin e Castillejos.

Castillejo pëlqehet nga Lopetegui dhe Sevilla pritet ta pranojë ofertën e Rosonerëve.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi, shkruan La Reppublica.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here