Bombë: Bernardo Silva transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Bernardo Silva te gjiganti italian!

Mesfushori ofanziv i Manchester Cityt, Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere.

Portugezi ka luajtur 45 ndeshje këtë sezon me Qytetarët, ka realizuar 5 gola dhe ka bërë 9 asistime.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Allegri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e 26-vjeçarit.

Allegri synon të bëjë ndryshime të mëdha në vijën e mesfushës dhe Silva është objektivi kryesor i Biankonerëve.

Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është 70 milionë euro.

Bisedimet do të nisin së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi, pasiqë Juventus dhe City kanë marëdhënie të mira.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here