Antonio Conte mund të fillojë një aventurë të re dhe kësaj rradhe përsëri në Premier League.
Pasiqë drejtoi skuadrën e Chelseas ai mund të rikthehet përsëri në Londër por kësaj rradhe tek skuadra e Tottenham.
Ndërsa nga kjo skuadër Harry Kane pritet të largohet këtë verë dhe vendin e tij pritet ta zërë sulmuesi i zikaltërve, Romelu Lukaku.
Vetë sulmuesi belg duket i frustruar pas largimit të Contes dhe mund ti japë fund aventurës së tij në Milano pas vetëm një sezoni të kaluar që ishte shumë i suksesshëm për të.
Conte duket se i ka të gjitha mundësitë në duart e tij pasi shitja e Kane do ti mundësonte një fond të mjaftueshëm për ta rikthyer belgun në Premier League.