Juve ka vendosur, shkëmbim i bujshëm këtë verë me Ronaldon!

Cristiano Ronaldo duket se nuk e ka më rëndësinë që kishte në verën e 2018 kur u transferua tek Zonja e Vjetër.

Massimiliano Allegri nuk e cilëson portugezin si një emër të rëndësishëm në planet e klubit për vitet e ardhshme.

Mirëpo interesimi për të nuk mungon nga skuadrat e mëdha europiane dhe është pikërisht PSG e cila po kërkon ta sjellë atë në Francë me anë të një shkëmbimi.

Bëhet fjalë për një shkëmbim në mes të tij dhe Mauro Icardit, emër ky që ka kohë që po vëzhgohet nga Biankonerët dhe kjo mënyrë duket më e mira dhe më e përballueshmja nga Zonja e Vjetër për ta sjellë në Torino.

Ronaldo vlerësohet me një çmim prej 30 milionë eurosh dhe Juventus ka shprehur hapur dëshirën për ta shkëmbyer atë me Mauro Icardin, ofertë kjo që mund të pranohet për shkak se edhe tek PSG kërkojnë largimin e sulmuesit italian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here