Fillon epoka Inzaghi: Zbulohet përforcimi i parë i Interit për merkaton e verës

Simone Inzaghi sot edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i ri i Interit. 45-vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare me Neroaxurët.

Inzaghi nuk do të ketë në dispozicion buxhet të madh  për merkaton e verës dhe Neroaxurët pritet të bëjnë disa përforcime low-cost.

Sky Sport, raporton se Inzaghi ka dhënë dritën jeshile për përforcimin e parë për merkaton e verës.

Përforcimi i parë i Inzaghit për sezonin e ardhshëm do të jetë Emerson Palmieri nga Chelsea.

26-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsea verën e ardhshme dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm ta shesin brazilianin këtë verë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Palmierit Inter do të paguaj 10 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here