Fundi i thashethemeve: Ilicic me skuadër të re!

Josip Ilicic këtë verë do të lërë skuadrën e Atalantas për tu transferuar tek njëra ndër skuadrat më të mëdha në Serie A.

Bëhet fjalë për Milanin, e cila e ka bërë të qartë që nuk dëshiron të humbasë kohë për transferimin e sllovenit.

Rossonerët javëve të fundit janë duke punuar fuqishëm për transferimin e tij dhe mesa duket marrëveshja është shumë pranë për tu arritur.

Todofichajes raporton që për sllovenin është duke u bërë gati një ofertë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Edhe Lazio është e interesuar për të mirëpo kuqezinjtë janë në avantazh për shkak se kanë disa javë që janë duke negociuar me agjentin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here