Allegri dëshiron yllin e Fiorentinës në skuadër

Juventus ka nisur punën për sezonin e ardhshëm.

La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se një nga objektivat e Massimiliano Allegri-t për mbrojtjen është lojtari i Fiorentina-s, Nikola Milenkovic.

Kontrata e 23-vjeçarit me klubin vjollcë skadon në vitin 2022 dhe Juventus e do për të zëvendësuar Demiral, i cili nuk është i kënaqur me mungesën e hapësirave te bardhezinjtë.

Pengesa më e madhe për torinezët do të jetë Gennaro Gattuso, i cili do të kërkojë ta bindë lojtarin të mos largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here