Barcelona është e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Valencias, Jose Gaya, raporton Mundo Deportivo.
Blaugranët janë në kërkim të zëvendësuesit të Albas për një kohë të gjatë dhe kanë piketuar Jose Gayan si përforcimin ideal.
Gaya ka ndërprerë bisedimet me Valencian për rinovimin e kontratës pas zërave për interesimin nga Barcelona.
Spanjolli ka kontratë me Valencian deri në vitin 2023, ndërsa për shërbimet e tij Barcelona duhet të paguaj 35 milionë euro.