Hakimi largohet, gati emri i ri tek Inter!

Achraf Hakimi pritet të largohet këtë verë pas rinovimit të djeshëm të Interit me Romelu Lukakun.

Kjo për faktin që Inter ka vendosur të largojë ndonjë futbollist të shtrenjtë ku njëri ndër ta padyshim që është mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi.

Emri që pritet të zërë vendin e tij është ai i Emerson Palmierit të Chelseas i ciili po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Napolit.

Mbrojtësi i Chelseas ka një kontratë që skadon në 2022 dhe londinezët duken të vendosur për shitjen e tij këtë verë.

Vlera e tij sillet tek 20 milionë eurot ndërkohë që Hakimi është të paktën dyfish më i shtrenjtë se ai, gjë që do i arkëtonte Interit një shifër të konsiderueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here