Ronaldo bën gati valixhet: Allegri ka gjetur zëvendësuesin në Serie A

Cristiano Ronaldo drejt largimit, Juventus ka gjetur zëvendësuesin në Serie A.

Me rikthimin e Allegrit në stolin e Biankonerëve, Ronaldo është gjithnjë e më pranë largimit nga Zonja e Vjetër.

Ronaldo nuk bën pjesë në planet e Allegrit për sezonin e ardhshëm dhe nga shitja e tij Juventus do të arkëtojë 50 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Allegri ka gjetur zëvendësuesin e Ronaldos dhe bëhet fjalë për Dusan Vlahovic.

Sulmuesi serb ka bërë një sezon fantastik te Fiorentina duke realizuar 21 gola në 40 ndeshje të luajtura.

21-vjeçari ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023, ndërsa për shërbimet e tij Juventus do të paguaj 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here