Shkëmbim spektakolar: De Vrij në Camp Nou, ylli i Barcelonës te Interi

Inter dhe Barcelona kanë gati super shkëmbimin për merkaton e verës.

Kriza financiare ka bërë që drejtuesit e Interit të ndërprejnë marrëveshjen me Conten dhe të ndryshojnë objektivat në merkato.

Achraf Hakimi do të jetë lojtari i cili do të sakrifikohet nga Zhang për të balancuar financat e klubit dhe Marotta ka piketuar zëvendësuesin e tij.

Calcio Mercato, raporton se Inter synon transferimin e Emerson Royal nga Barcelona dhe për të siguruar shërbimet e brazilianit, Neroaxurët do t’ia ofrojnë Katalanasve kartonin e De Vrij.

Nga ky operacion Inter do të përfitojë 25 milionë euro, pasiqë vlera e De Vrij në treg është 50 milionë euro.

Barcelona nga ana tjetër do të ketë mundësi ta përforcojë mbrojtjen me një futbollist si De Vrij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here