FIFA dhe UEFA nuk mund t’i ndëshkojnë themeluesit e Superligës

Siç është raportuar nga “Cadena SER”, UEFA dhe FIFA tashmë janë njoftuar nga Ministria Zvicerane e Drejtësisë se ato nuk mund të sanksionojnë ose të hapin ndonjë dosje (hetim) kundër klubeve themeluese të Superligës.

Ceferin ka insistuar për javë të tëra që këto klube do të marrin atë që meritojnë për përpjekjen përçarëse të futbollit, por e vërteta është ndryshe. Duket gjithnjë e më e sigurt se veprimet që presidenti i UEFA-s synon të ndërmarrë nuk lejohen nga ligji.

Tashmë ekziston jurisprudenca. Kjo rezolutë jo vetëm që ka ardhur nga Zvicra, por një gjykatës spanjoll, gjithashtu e tha atë në kohën e krijimit të Superligës.

Ndërsa mbetet të presim për të parë se si mund të ndikojë e gjithë kjo situatë në të dyja institucionet, pasi sipas medias së lartpërmendura, i njëjti gjykatës do t’i kishte kërkuar gjithashtu Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Luksemburg që të shprehet nëse UEFA dhe FIFA po ushtrojnë monopolin në futboll.

Reagimet e institucioneve më të larta të futbollit, pas këtij paralajmërimi, nuk do të vonojnë shumë për të mbërritur.

Ne, gjithashtu do të shohim se çfarë masash propozojnë ata për klubet që janë ende në Superligë, domethënë, Barça, Real Madrid dhe Juventusi, nëse do ta mbyllin dosjen disiplinore ndaj tyre, të hapur disa javë më parë. Duhet më shumë kohë për t’iu dhënë përgjigje këtyre dilemave të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here