Lamtumira e Fabio Paratici-t nga Juventus do të jetë zyrtare nga 1 korriku.
Duket tashmë e vendosur rruga e drejtuesit italian, i cili mund të transferohet te Tottenham dhe të marrë me vete dy futbollistë të Zonjës së Vjetër.
Sipas zërva etë merkatos, bëhet fjalë për Leonardo Bonucci-n dhe Dejan Kulusevski-n.
I pari do të përshtatej shumë mirë me skemën me tre mbrojtës të Spurs dhe mund të rriste nivelin e të gjithë repartit.
Suedezi është i preferuari i Paratici-t, i cili ka investuar shumë për ta marrë nga Atalanta. Kulusevski do të ishte ëndrra e vërtetë për atë që shumë shpejt do të bëhet drejtues i Tottenham.