Më në fund, ka ardhur përgjigjia e Komisionit Mjekësor te UEFA-s që konfirmon se Federata Italiane e Futbollit mund të bëjë ndryshimin që kishte kërkuar.
Kështu, Stefano Sensi kthehet në Milano dhe mund të nisë periudhën e rehabilitimit e pushimet më pas, ndërsa në vend të tij në Europian do të marrë pjesë futbollisti i Atalanta-s, Pessina, që sivjet ka bërë një super sezon.
Pessina ishte në listën e parë të Mancinit por pastaj u hoq sepse nuk kishte vende. Tani rikthehet.
Me Pessina, shtohen alternativat dhe sidomos po flasim për një futbollist polivalent.
Sensi vazhdon me problemet e ndryshme fizike.