Europiani fillon me Turqi-Itali, ja formacionet e mundshme

Pritja e gjatë ka mbaruar. Pas shtyrjes së një viti për shkak të pandemisë së Covid-19, fillon sot zyrtarisht “Euro 2020”. Starti është fiksuar në “Olimpico” të Romës, ku Italia do të përballet me Turqinë. Kjo është ndeshja hapëse, e vlefshme për ditën e parë të Grupit A.

Për këtë rast, tribunat në të cilat do të vendosen rreth 16 mijë spektatorë, edhe pse pjesërisht, do të mbushen përsëri. Para ndeshjes do të zhvillohet ceremonia tradicionale e hapjes. Të gjitha në prani të Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.

Padyshim që Italia është e thirrur ta fillojë me një fitore, në mënyrë që të mos komplikojë menjëherë rrugën në një grup të kompletuar nga Uellsi dhe Zvicra, kundërshtarët e ardhshëm të axurrëve, që do të përballen direkt me njëri-tjetrin të shtunën pasdite, në ndeshjen tjetër të grupit.

Pa dyshim, formacioni startues i Roberto Mancini do të rreshtojë Bonucci dhe Chiellini përpara Donnarumma. Dy mbrojtësit e krahut do të jenë Florenzi (i rikuperuar, pas një lodhje të vogël muskulore) dhe Spinazzola, që fiton balotazhin me Emerson Palmieri.

Në mesfushë, Locatelli zëvendëson Verrattin, ende jo në më të mirën e tij, pas problemit në gju. Së bashku me të, Jorginho dhe Barella, të paprekshëm. Përpara është tridenti sulmues, i formuar nga Insigne, Immobile dhe Berardi. Dy të fundit përkatësisht të preferuarit para Belotti dhe Chiesa. Lorenzo Pellegrini mbeti jashtë Europianit për shkak të dëmtimit, Castrovilli u bashkua me grupin.

Te Turqia, si lojtari i Juventusit, Demiral, ashtu edhe ai i Milanit, Calhanoglu, do të luajnë nga minuta e parë, por sytë janë përqendruar mbi të gjitha te sulmuesi Burak Yilmaz, i kthyer nga një sezon i shkëlqyeshëm me Lille, kampion i Francës.

Ja formacionet e mundshme:
TURQIA (4-1-4-1): Cakir; Celik, Soyuncu, Demiral, Meras; Yokuslu; Karaman, Tufan, Yazici, Calhanoglu; Yilmaz.
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here