Një shkëmbim i madh mund të ndodhë këtë verë mes dy gjigantëve europianë.
Atletico Madrid i ka ofruar shërbimet e Saul Niguez skuadrës së Manchester City në këmbim të Bernardo Silvas, raporton the Times.
Të dy futbollistët mund të largohen nga skuadrat e tyre respektive dhe një shkëmbim i tillë duket shumë i leverdisshëm për të dy palët.
Skuadra spanjolle e vlerëson Niguez rreth 70 milionë euro ndërkohë që City për Bernardo Silvan ka paguar 75 milionë euro kur e transferoi nga Monaco.