Gati sulmuesi ideal për Allegrin, do ti bashkohet Dybalas dhe Ronaldos!

Massimiliano Allegri ka gati emrin që mendon se do ti përshtatet më së mirë dyshes së sulmit, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldos.

Juventus së bashku me Allegrin po punojnë fuqishëm për skuadrën e sezonit të ri dhe merkatoja ka rolin kyç.

Bëhet fjalë për Edin Dzekon i cili edhe sezonin e kaluar ishte shumë pranë transferimit tek Zonja e Vjetër por që në fund vendosi të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në kryeqytetin italian.

Oferta e Biankonerëve pritet të jetë një kontratë 2 vjeçare me mundësi edhe për një sezon tjetër ku do të marrë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Boshnjaku mund të tundohet nga kjo ofertë por problemi qëndron tek Roma e cila nuk dëshiron të ndahet nga sulmuesi i cili ka bërë histori me këtë skuadër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here