Allegri kërkon ndryshim rrënjësor të skuadrës: Ylli i City i preferuari i tij!

Massimiliano Allegri tashmë është i vetëdijshëm për pikat e dobëta të skuadrës dhe merkatoja e verës duket momenti i duhur për të ndërhyrë aty ku duhet.

Në listën e dëshirave të teknikut italian ka hyrë edhe sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus i cili mund të largohet këtë verë nga Citizens.

24 vjeçari duket emri i duhur për të zënë vendin e Alvaro Moratas i cili mund të rikthehet këtë verë tek Atletico Madrid pasi Zonja e Vjetër vështirë se do të paguajë klauzolën për transferimin e tij.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi përfundimtar i sulmuesit brazilian mirëpo në rast se largohet edhe Ronaldo nga Zonja e Vjetër atëherë do të ketë më shumë mundësi për të manovruar në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here