Lamtumirë Ronaldo: Allegri ka gati sulmuesin e ri!

Cristiano Ronaldo do të largohet këtë verë nga skuadra e Juventusit dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet që të jetë skuadra e Paris Saint Germain.

Portugezi nuk ndihet rehat më tek Zonja e Vjetër dhe po kërkon që të ndërrojë ambient.

Mirëpo Massimiliano Allegri nuk po rri duarkryq pasi zëvëndësimi për portugezin duket se do të vijë pikërisht nga Parisi dhe bëhet fjalë për Mauro Icardin.

Hapësirat e vogla që ka pasur tek PSG e kanë bërë argjentinasin që të mendojë një rikthim në Serie A dhe Biankonerët janë të gatshëm ti ofrojnë atij një vend në skuadër.

Corriere della Sera raporton që skuadra nga Torino është duke bërë gati ofertën për ish kapitenin e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here