Nuk e priste askush: Barcelona pranë transferimit të yllit të Milanit!

Barcelona ka kthyer sytë kah Milani dhe po kërkon transferimin e yllit të kësaj skuadre.

Bëhet fjalë për kapitenin e Rossonerëve, Alessio Romagnoli i cili ka mbetur në hije qysh prej ardhjes në San Siro të Fikayo Tomorit nga Chelsea.

Mino Raiola duket se ka zgjidhjen për këtë problem dhe tashmë sipas raportimeve të Mundo Deportivos ai këtë verë mund të përfundojë tek skuadra e Barcelonës.

26 vjeçari ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe kuqezinjtë do ti kenë duart e lidhur në qoftë se një ofertë do të vijë nga Barcelona për shërbimet e tij.

Mirëpo nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi mes tij dhe Junior Firpo, për të cilin Rossonerët kanë shfaqur interesim të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here