Shkëmbim spektakolar: Hakimi në Stamford Bridge, dy yjet e Chelsea te Interi

Inter dhe Chelsea kanë gati super shkëmbimin për merkaton e verës.

Achraf Hakimi është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi javët e fundit. Marokeni është pranë largimit nga Meazza, pasiqë klubi ka vendosur ta shesë për shkak të krizës financiare.

Hakimi ishte i lidhur me një transferim te PSG, mirëpo në garë për 22-vjeçarin është përfshirë edhe Chelsea dhe Blutë e Londrës kanë gati ofertën joshëse për Neroaxurët.

Mediat angleze, raportojnë se Chelsea do t’ia ofrojë Interit kartonin  Emerson Palmierit, Andreas Christensen dhe 40 milionë euro për Hakimin.

Palmieri dhe Christensen do të ishin super përforcime për vijën e mbrojtjes dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here