Juventusi nuk e ka ndërmend që të lërë krizën financiare që ti pengojë ata në arritjen e objektivave që kanë për këtë afat kalimtar veror.
Padyshim njëri nga emrat më të dëshiruar për Zonjën e Vjetër është ai i Ousmane Dembele të Barcelonës për të cilin në garë qëndron edhe skuadra e Barcelonës.
Barca nga ana tjetër po mundohet ta bindë francezin për të rinovuar kontratën mirëpo shuma prej 90 milionë eurosh duket e parezistueshme në një periudhë kur skuadra gjendet në borxhe të mëdha.
Gol Digital shkruan se një ofertë kaq e lartë vjen në një periudhë kur edhe Paris Saint Germain është në garë për shërbimet e yllit të katalanasve.