Sytë kah Italia: Barcelona gjen zëvëndësuesin për Wijnaldum!

Pas dështimit për të transferuar Giorginio Wijnaldum nga Liverpool i cili mesa duket do të transferohet tek PSG, tashmë Barcelona ka kthyer sytë kah Serie A për të përforcuar mesfushën.

Mundo Deportivo raporton që Barcelona është duke menduar seriozisht për një transferim në mesfushë duke marrë parasysh moshën e Busquets dhe largimin e mundshëm të Pjanic këtë verë.

Bëhet fjalë për Lorenzo Pellegrinin e Romës i cili kaloi një sezon fantastik me Giallorossët.

Tashmë katalanasit kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në Romë për të bërë një ofertë për që pritet të kapë vlerën e 30 milionë eurove.

Kontrata e tij skadon edhe një vit dhe skuadra e Mourinhos duket e detyruar për të pranuar një ofertë të tillë në vend që verën tjetër ai të largohet me parametra 0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here