Gati shkëmbimi i verës, Hakimi bën gati valixhet.
Achraf Hakimi është futbollisti më i përfolur javët e fundit. Drejtuesit e Interit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje marokenin, ndërsa interesimi për 22-vjeçarin është i madh.
PSG dhe Chelsea janë skuadrat më të interesuara për Hakimin, ndërsa Tuttosport, raporton se Parisienët kanë gati ofertën për marokenin.
PSG do tia ofrojë Interit kartonin e Leandro Paredes dhe 40 milionë euro në këmbim të Hakimit.
Inter nuk ia ka mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.