AC Milan duket e destinuar për të humbur njërin nga emrat kryesorë të skuadrës.
Bëhet fjalë për emrin e Hakan Calhanoglus i cili po kërkon një pagë më të lartë, kërkesë kjo që Los Colchoneros mund tja ofrojnë.
Kontrata e turkut do të skadojë shumë shpejt dhe mes tij e Rossonerëve nuk ka aspak vullnet për të rinovuar.
Ky është një moment ideal për skuadrën e Simeones që të hidhet në sulm pasi qëndrojnë edhe më mirë ekonomikisht sesa Milan dhe mund ti ofrojnë turkut pagën që kërkon.